Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi takime pune në Kosovë

  • Postuar më, 14/05/2019

Ditën e dytë të vizitës, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi takime në disa institucione të ndryshme të Kosovës. 

Kështu, takimi i parë u realizua me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqiri Bytyqi. 

Gjatë këtij takimi, shoqëruar edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi, u diskutuan çështje dhe tematike të ndryshme por gjithmonë në lidhje me zhvillimin e arsimit dhe sfidat e tij që po përball në të tashmen, njehësimin e teksteve shkollore, unifikimin e diplomave etj. Gjithashtu, u diskutua edhe për studentët kosovar që studiojnë në Shqipëri, për tregun e tyrë të punës, gradat shkencore etj. 

Ministri z. Bytyqi falenderoi shtetin shqiptar për gjithë mbështetjen dhe shembullin e mirë që i ka dhënë shtetit të Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve. 

Vizita e rradhës e komisionit u zhvillua në Akademine e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në këtë takim, komisioni u prit nga kryetari i akademisë z. Nexhat Daci dhe nga anëtarë të tjerë të akademisë si edhe nga kryetari i komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion, z. Ismajl Kurteshi. U diskutua bashkëpunimi i deritanishëm midis dy Akademive asaj Shqiptare dhe asaj Kosovare, bashkëpunimi kërkimor-shkencor, konkretizimin e bashkëpunimit etj.

Zëvendëskryetarja e komisionit znj. Milva Ekonomi gjatë diskutimit vuri theksin tek reformimi që po i bëhet Akademisë së Shkencave në Shqipëri duke cilësuar punën e detajuar që po realizohet për projektligjin në fjalë.

Takimi tjetër ishte në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ku u pritën në këtë takim nga Rektori z. Marjan Dema dhe nga përfaqësues të tjerë të Rektoratit. 

Z. Dema fillimisht bëri një prezantim të historikut të kampusit universitar që nga fillimi deri në situatën aktuale.

Më tej, diskutimet vazhduan nga të dyja palet në lidhje me situatën e arsimit të lartë, kurrikulave përkatëse, pedagogët dhe teknikat e mësimdhënies etj. 

Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishin mbi infrastrukturën e kampusit universitar, rikonstruktimeve, trajnimet e ndryshme që ofrohen, këshillimi mbi karrieren si edhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.