Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi takim pune me Komisionin homolog në Kosovë

  • Postuar më, 14/05/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi një takim pune me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësin ë Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga kryetari i këtij komisioni z. Ismajl Kurteshi i cili iu uroi mirëseardhjen anëtarëve të komisionit parlamentar,  theksoi rëndësinë e madhe për arsimin dhe kulturën shqiptare që ka bashkëpunimi në këto fusha, si edhe bashkëpunimi ndërmjet dy komisioneve homologe.