Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, në ceremoninë e Ditës së Evropës

  • Postuar më, 09/05/2019


Kryetari i  Kuvendit,  Z. Gramoz Ruçi,  mori  pjesë në  ceremoninë   e organizuar nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, në Pallatin e Brigadave, me rastin e  Ditës së Evropës.


Në pritje morën pjesë Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Kryeministri, z.Edi Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, titullarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe të vendeve mike e partnere, personalitete të shkencës, artit, kulturës, medias, komuniteteve fetare, sipërmarrjes dhe shoqërisë civile.