Njoftim për shtyp

  • Postuar më, 25/04/2019

25 prill 2019

Nënkomisioni parlamentar “Për të Drejtat e Njeriut” së bashku me Delegacionin e Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u mblodhën ditën e enjte, datë 25.04.2019, ora 11:30, në ambjentet e Sallës së Seancave Plenare për të vijuar procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtar të Shqipërisë pranë Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (CPT).

Anëtarët e Nënkomisionit dhe Delegacionit pasi u njohën me relacionin e përgatitur nga paneli i ekspertëve të Kuvendit për vlerësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve, vlerësim ky i mbështetur në dokumentacionin e paraqitur prej tyre dhe seancave dëgjimore të zhvilluara në datat 12 dhe 15 prill 2019 si dhe relacionin e paraqitur nga pedagogët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mbi nivelin e njohjes së gjuhës së huaj nga kandidatët, miratuan listën me tre kandidatët e mëposhtëm:

1.      Znj. Arta Mandro

2.      Znj. Helena Papa

3.      Z. Aurel Borici

Lista e votuar do t’i përcillet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të vazhduar më tej procesin e përzgjedhjes së anëtarit të Shqipërisë pranë Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (CPT).