Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi vizita pune në Korçë dhe Voskopojë

  • Postuar më, 24/04/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, me mbështetjen e prezencës  së OSBE-së në Shqipërinë kuadër të transparencës parlamentare zhvilloi disa vizita pune dy ditore në qendrat e trashëgimisë kulturore dhe në muzetë e qytetit të Korçës dhe në Voskopojë.

Vizita e parë e komisionit ishte në muzeun “Gjon Mili” i cili më herët ka qënë ndërtesa simbol e ish shtëpisë rumune dhe është kthyer në një aset për vlerat kulturore të këtij qyteti.

Ky muze, i kushtohet figurës së fotografit korçar Gjon Mili i cili ka mbushur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.

Përgjegjësi i muzeut z. Kristi Ktona, gjatë njohjes që i beri anëtarëve të komisionit ne ambientet e muzeut, u shpreh se në muzeun e rikonstruktuar, ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës që jetoi.


Gjithashtu ai tha se dy komponentë të rëndësishëm janë edhe dhomat interaktive: dhoma e eksperimentit e cila ka në fokus dritën stroboskopike si krijim i Milit, si dhe dhoma e fotografimit me dritë.

Pas vizites, kryetarja e komisionit znj. Milva Ekonomi dha nje intervistw per mediat ku theksoi se vizita te tilla jane te nevojshme per t'u ndjekur pasi i njeh nga afer problematikat, gjendjen qe ka qene dhe qe eshte aktualisht etj.


Vizita e rradhës e komisionit ishte në muzeun “Bratko”, ku promovoi librat e tij deputeti dhe artisti z. Fatmir Velaj.

 Libri “Kreuztanne” rrëfyer mbi eksperiencën vetjake të autorit, sjell për lexuesin historinë e Shqipërisë, pas viteve ’90, aspiratën e një brezi të tërë ëndërrimtarësh që arritën t’i projektonin dhe ndërtonin ëndrrat e tyre, mes sfidash në Europë.

Libri “100 hapa brenda Europës ” është një libër që bazohet mbi ngjarje të zhvilluara nga viti 2001 deri në vitin 2016.

Libri i tretë, “Nilkon” pjesa e dytë e trilogjisë ‘Kreuztanne’, është një histori e vërtetë. Filluar në kulmin e debateve të kuqta flakë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në New York, vazhduar nëpër bardhësirat vjeneze të Janarit 2002 dhe mbyllur nëpër verdhësirat e Nëntorit egjiptian në Kajron e po atij viti me misionin shpirtëror për ndërtimin urës artistike që do të lidhte Danubin me Nilin.



Të ftuar në promovim ishin personalitete të ndryshme, kryetari i Bashkisë së Korçës z. Sotiraq Filo, aktorja znj. Zamira Kita, artisti z. Dhimitër Orgocka dhe te ftuar te tjere, ku disa prej të cilëve përshëndetën promovimin e z. Velaj.

Dita e dytë e vizitës së komisionit filloi ne muzeun e Artit Mesjetar Në Korçë, si një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre.

Ciceroni i muzeut z. Aurel Bala i cili shoqëroi anëtarët e komisionit tregoi se këtu gjenden brenda muzeut gjenden më shumë se 7,000 vepra arti dhe objekte kulturore, kryesisht ikona si edhe punime druri, guri, metali dhe tekstili të cilat dëshmojnë një histori të gjatë të ikonografisë shqiptare.


Pas vizitës në këtë muze, vizita e fundit por jo më pak e rëndësishmja e komisionit ishte në Voskopojë, per të parë nga afer Kishat e fshatit, kryesisht Kishën katedrale “Fjetja e Shën Marisë”, si më e madhja në Voskopojë që ka shërbyer si katedrale e qytetit të dikurshëm,si e dhe Kishën e “Shën Kollit” ndodhur në qendër të fshatit dhe e shpallur monument culture në vitin 1948.