Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, zhvilluan sot një vizitë njohëse në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

  • Postuar më, 23/04/2019

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, zhvilluan sot një vizitë njohëse në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku u njohën nga afër me misionin, punën dhe angazhimin e kësaj trupe në drejtim të rendit dhe luftës kundër krimit.

Drejtori i Policisë z.Rebani Jaupaj u shpreh se fuqizimi dhe mbështetja e vazhdueshme e policisë së shtetit, ka sjellë rritje të performancës së tyre në drejtim të mbrojtjes së rendit, sigurisë publike dhe thellimin e luftës kundër krimit, si dhe përmirësim të aftësive profesionale, kompletimit me pajisje, armatim, mjete e uniforma sipas standardeve të BE.
Prioritetet strategjike të Policisë së Shtetit, në zbatim edhe të prioriteteve të vendosura nga programi i Qeverisë, kanë bërë të mundur që Policia të vijë me rezultate konkrete dhe të ndihet e motivuar për të ardhmen. Duke arritur një sërë rezultatesh premtuese si.

• Reduktimi në shifra rekord të kultivimit të bimëve narkotike.

Numrin më të ulët të vrasjeve ndër vite.

• Një strategji të qartë në luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, duke hetuar e dokumentuar veprimtarinë e grupeve kriminale.

• Rritje të sekuestrimit të aseteve kriminale etj

Mandej anëtarët e komisionit vijuan me pyetje dhe diskutime.