Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi uron besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve

  • Postuar më, 20/04/2019

Me rastin e festës së bukur të Pashkëve ju uroj "Gëzuar besimtarëve katolikë dhe të gjithë shqiptarëve. Pashkët e sivjetme kremtohen pas bekimit të Papa Françeskut për Shqipërinë dhe shqiptarët në audiencën e 19 nëntorit, në kuadrin e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.


Kjo ditë, na kujton, se Shqipëria e ka zanafillën në rrënjët e Krishtërimit dhe qytetërimit europian. 

Bashkë me gëzimin e natyrshëm, Pashkët janë një meditim për secilin, që të bëjë sakrificën e tij.


Duke festuar dhe uruar, Pashkët le të shërbejnë edhe si një reflektim për t'u  bashkuar me njëri-tjetrin dhe Europën, destinacionin tonë të natyrshëm” thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi.