Kuvendi mblidhet në seancë plenare

  • Postuar më, 18/04/2019

Në drejtimin e Kryetarit z.Gramoz Ruçi, Kuvendi  i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare dhe  miratoi një akt normativ, një projektligj dhe një projektvendim.

Në fillim të seancës z .Ruçi, bëri me dije krijimin e dy grupeve të reja parlamentare. Grupi Parlamentar “I Pavarur” përbëhet nga: z. Nimet Musaj, kryetar, znj. Edlira Hyseni, zëvendëskryetare, z. Enver Roshi sekretar politik  si dhe anëtarët znj. Ediola Braha, znj. Aurora Mara, z. Ralf Gjoni, z.Ylli Shehu. Ndërsa, Grupi Parlamentar “Demokrat” përbehet nga: znj. Rudina Hajdari, kryetare si dhe anëtarët z. Myslym Murrizi, z. Korab Lita, z. Arlind Cacani, z.Halil Jakimi, z. Arben Elezi, z. Alban Zeneli

Me pas, seanca vijoi me Interpelancën me Ministrin e Brendshëm z. Sandër Lleshaj,  kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës .

Në vijim në seancë, u paraqit raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018-të,  nga titullari i këtij institucioni z.Gentian Sala.

Më tej, punimet e senacës vijuan me shqyrtimin e Aktit normativ  “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)” i cili u votua me  89 vota pro.    Në vazhdim, sipas rendit të ditës, u kalua në shqyrtimin e Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”. Në emër të Grupit parlamentar te Partisë Socialiste, foli znj Mimi Kodheli, e cila bëri me dije se ky projekt, është një prej projekteve të iniciuara në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të dy qeverive.

“ Ky projektligj është në koherencë të plotë me përmbushjen e prioriteteve të qeverisë shqiptare për lehtësimin e kalimit kufitar dhe luftën kundër krimit ndërkufitar, goditjes së trafikikimit, akteve terroriste në kufi, objektiva këto, që kanë nevojë për më shumë angazhim, nga të gjithë aktorët dhe faktorët”- tha znj Kodheli ,në fjalën e saj.

Ky projektligj, u votua me  89 vota pro        

Seanca vijoi me shqyrtimin e projektvendimit “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”, i cili u miratua me 86 vota.pro. Ky projektvendim është pjesë e paketës së reformave në drejtësi.  

Seanca i mbylli punimet rreth orës 15:35.