Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi dhe delegacioni shqiptar, u pritën nga Presidenti i Rajonit Molise, Itali, z. Donato Toma
- Postuar më, 15/04/2019
.jpg)
Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi ndodhet për vizitë zyrtare
dyditore në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe
Presidentes së Senatit Casellati. Kryetari i Kuvendit z. Ruçi në këtë vizitë shoqërohet nga Kryetari i
Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z.Taulant Balla, Kryetarja e Komisonit
të Jashtëm dhe Kryetare e Grupit të Miqësisë me Italinë znj.Mimi Kodheli,
Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi dhe Ambasadorja e
Shqipërisë në Itali znj.Anila Bitri.
Kryetari i Kuvendit z.Ruçi bisedoi me Presidentin z.Toma,
mbi bashkëpunimin e suksesshëm të
rajonit Molise me ministri, agjenci dhe
organe të qeverisjes vendore, mbështetetur edhe nga programet INTERREG,
INTERREG-KARDS; INTERREG IPA II Itali-Shqiperi-Mali i Zi etj, dhe nënvizoi
rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi me institucione e qarqe të tjera,
të Shqipërisë.
Presidenti i Rajonit, Molise,z. Donato Toma e falenderoi
Kryetarin e Kuvendit z. Gramoz Ruçi për vizitën në këtë rajon, si edhe në
komunat arbëreshe dhe nënvizoi se bashkëpunimi me Shqipërinë është përparësi e
bashkëpunimit ndërkombëtar të këtij rajoni. “Jam i impresionuar nga
personaliteti, përvoja dhe kontributi i z. Ruci për zhvillimin e shoqërisë
shqiptare dhe nxitjen e bashkëpunimit shqiptaro-italian”, vuri në dukje
Presidenti Toma.