Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi sot një seancë dëgjimore me drejtues te RTSH ,për raportin e veprimtarisë vjetore të RTSH-së , për vitin 2018

  • Postuar më, 15/04/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi sot një seancë dëgjimore, me drejtues te RTSH ,për raportin e veprimtarisë vjetore të RTSH-së , për vitin 2018.

Të pranishëm në komision për të raportuar , ishin drejtori i Radio Televizionit Publik Shqipar z.Thoma Gëllci si dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-Së.

Drejtori I RTSH-së , u shpreh se programet në kanalet gjeneraliste ne këtë vit jo vetëm janë shtuar në sasi , por kanë pësuar dhe nje transformim cilësor, per t”ju përgjigjur kërkesave në rritje të teleshikuesit , por edhe si nevojë për një konsolidim të  vazhdueshëm , të rrugës për ndryshim , që po realizon RTSH-ja.

Procesi I transformimit të RTSH - vijoi më tej z.Gëllci- ka kaluar në shumë faza dhe ka arritur këtu ku është sot . Të gjitha programet e RTSH , janë transformuar në formë dhe përmbajtje , bazuar në standartet më të larta , të transmetimit . Ka një rritje të besimit të publikut në programet dhe lajmet e RTSH-së.

“Disa kanale të reja , të cilat nuk janë modeste, por me programacion të plotë, janë në transmetim.Për herë të parë BE , ka ofruar një program bashkëpunimi me RTSH, ku përfshihet alokimi i fondeve për disa programe të rëndësishme , sic janë ato për mbrojtjen e mjedisit , mbrojtjen e konsumatorit , si dhe kanë planifikuar fonde për Akademinë e Rtsh-së , në bashkëpunim me Departamentin e Gazaetarisë ,në Universitetin e Tiranës , ku BE merr përsipër financimin e lidershipeve të studentëve të gazetarisë , të cilët , duan të promovojnë veten, në RTSH” – tha mes të tjerash drejtori i RTSH, z.Thoma Gëllci.

Më pas , mbi raportin, relatoi  z. Musa Ulqini, i cili vuri në dukje se RTSH  ka shumë sfida , por sfida kryesore është që më  1 Shtator , sipas vendimit të AMA- s , të nisë transmetimet digitale, fillimisht në harkun Tiaranë - Durrës.

RTSH - theksoi, z Ulqini - ka qenë gati prej kohësh, për këtë.  

Komisioni, vijoi me pyetje dhe diskutime nga anëtarët .