Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, znj. Besa Shahini, për çështje që lidhen me arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë.

  • Postuar më, 09/04/2019

 

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, znj. Besa Shahini, për çështje që lidhen me arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Besa Shahin ishte sot e pranishme në Komision për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për të diskutuar,  për çështje që lidhen me arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë.

Ministrja e Arsimit, znj. Shahini u shpreh se pas përfundimit të procesit të dëgjesave të problematikave studentore, Ministria përgatiti një paketë  financiare, për bursat e studentëve, që  kap shifrën e 2.3 mld lekë të reja. “Kemi ndarë bursa prej 10 mijë lekë për dy kategoritë studentët ekselentë dhe studentët në nevojë. Për studentët e ciklit të dytë ka përgjysmim tarife për ata që janë më të mirët dhe ata që janë në nevojë. Ka filluar disbursimi që në muajin janar. Muaji i parë ishte pak i ngadalshëm për shkak se ka shumë punë nëpër sekretaritë, për të mbledhur informacionin, për të gjithë studentët. Tani është stabilizuar situata dhe jemi shumë më mirë në disbursimin e bursave. Është një grup i studentëve që nuk kanë marrë bursën që ju takon dhe një pjesë e tyre nuk i kanë hapur llogaritë bankare. Sa më shpejt studentët të shohin pranë sekretarive, që janë përfitues të bursave, të hapin llogaritë bankare që të përfitojnë bursën që u takon.

Gjithashtu, znj.Shahini tha se kemi ristrukturuar bordet e administrimit.  “ Liruam nga detyra të gjithë anëtarët e bordit, që ishin përfaqësues të MARS dhe  hapëm një konkurs publik,  ku  aplikuan personalitete të ndryshme. Në fazën e parë aplikuar 120 kandidatë dhe në fazën e dytë mbi 80 kandidatë dhe thuajse kemi zëvendësuar të gjithë anëtarët. Procesi ka qenë i hapur dhe transparent.”

Sakaq, Shahini u shpreh se garantimi i transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë, kryhet nëpërmjet portalit u-transparenca.al, ku botohen të gjitha vendimet që merren, nga vetë universiteti.

Ndër të tjera, Ministrja e Arsimit, z. Besa Shahini theksoi se është realizuar identifikimi i nevojave për përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së mjediseve universitare dhe krijimin e kushteve të përshtatshme, për ushtrimin e veprimtarive akademike.

 Për sa i përket, Kartës së Studentit, Shahini tha se është arritur një marrëveshje me  të gjitha bashkitë e vendit, për implementimin e saj dhe viti i ri shkollor 2019-2020,  do ti gjejë studentët të pajisur me këtë kartë.

Mbledhja e sotme, vijoi me  diskutime mes palëve, për çështjen në fjalë.