Deputetja e Partisë Socialiste, znj. Elona Hoxha mori pjesë në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE PA, në Parlamentin Danez

  • Postuar më, 09/04/2019

9 prill 2019


Deputetja znj. Elona Hoxha mori pjesë në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE PA, ne Parlamentin Danez. Znj. Hoxha prezantoi raportin dhe draft-rezolutën për Komitetin e 2-të (Për Ekonominë, Shkencën, Teknologjinë dhe Mjedisin) ku është raportuese, të cilat u aprovuan nga Byroja.

Sfidat që u adresuan në këtë komision janë ato mbi cështjet e luftës kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe lufta kundër terrorizmit, migrimi dhe menaxhimi i tij, ngrohja globale, konektiviteti dhe transformimi dixhital i ekonomise etj.