Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi një vizitë pune në Akademinë e Sporteve

  • Postuar më, 08/04/2019

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, zhvilloi një vizitë pune në Akademinë e Sporteve

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në kuadër të transparencës parlamentare per arsimin e larte, zhvilloi një vizitë pune në Akademinë e Sporteve.

Anëtarët e komisionit fillimisht inspektuan ambientet e akademisë të Sporteve, ku u njohën me pjesën insfrastrukturore si edhe përmirësimin e kushteve të mëtejshme të cilat u konsideruan të nevojshme.



Më pas, rektori i kësaj akademie z. Agron Cuka në një tryezë diskutimi bëri një përmbledhje historike të universitetit si edhe ecurinë e tij ndër vite. Ai foli për numrin e studentëve, kushtet në të cilat zhvillohet studimi si edhe praktika, kuotat e pranimit, tarifat, bursat e studimit etj.

Z. Cuka u shpreh se hedhja e themeleve si një institucion i lartë nuk erdhi rastësisht. Ai ishte produkt i mendimit përparimtar, si dhe i kërkesave të ligjshme të intelektualëve, dashamirësve, të rinjve, që kuptonin rolin e ushtrimeve fizike dhe sporteve në jetën shoqërore si dhe ndjenin nevojën e organizimit të tyre në kushtet e një veprimtarie sistematike dhe me kërkesa profesionale.

Pjesë e tavolinës së diskutimit ishin edhe z.Robert Çitozi zëvendësrektor mësimir, z. Juel Jarani zëvendësrektor shkencor dhe znj. Mirlinda Galushi administratore.

Çeshtje të tjera diskutimi ishin mbi programet e studimit dhe të  akredimitit, doktorantëve dhe docentëve etj.

Më tej, përfaqësuesit e Akademisë të Sporteve parashtruan shqetësimet e tyre sa i përket çështjeve të ndryshme për programet e studimit, masterat, licensat për administrator fitnesetj, ku theksuan se këto të fundit duhen rregulluar me ligj.


Së fundmi, kryetarja e komisionit znj. Milva Ekonomi falenderoi përfaqësuesit e Akademisë së Sporteve për gjithë prezantimin e bërë, si edhe premtoi një vizitë tjetër të ardhshme për t’i cekur gjërat më nga afër.