Mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,

  • Postuar më, 13/03/2019

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi dhe anëtarëve të tij, u mblodh para fillimit të seancës plenare, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të verifikuar mandatin e dy  deputetëve të rinj.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendimet nr. 61 dhe 62, datë 12.03.2019 i ka dhënë mandatin e deputetit, kandidatëve vijues të listave respektive: z. Alban Zenelaj dhe z.Ligoraq Karamelo.


Si rezultat i dorëheqjeve  të deputetëve opozitarë nga mandati i deputetit Kuvendi në mbështetje të nenit 164 të Kodit Zgjedhor, i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ta njoftuar për vakancat e krijuara.


Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u shpreh dakord për vendimet e KQZ-së dhe  do ti paraqesë raportin përkatës  seancës plenare.