Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

  • Postuar më, 14/02/2019

14 shkurt 2019

 

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, sot në mbrëmje mori pjesë në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, e organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, në hotelin “MakAlbania”.

Në ceremoni ishin të pranishëm personalitete të larta shtetërore, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, drejtues  të institucioneve shtetërore, intelektualë, personalitete të kulturës, artit, medias,  biznesit e shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteteve fetare si edhe personalitete shqiptare nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut etj.