Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
- Postuar më, 25/12/2018
Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi uron besimtarët e krishterë, në Shqipëri dhe në vendet e tjera ku jetojnë emigrantët shqiptarë, me rastin e Krishtlindjeve.
Krishtlindjet janë një gëzim i brendshëm drite e paqeje për cilindo.
Kjo ditë e bukur na mëson se dhimbsuria e bën shoqërinë më të ngrohtë, më të drejtë dhe më të barabartë.
Kemi një moment për të medituar se lumturia e të gjithëve, jo pasuria e disave, e bën jetën tonë më të mirë.
Kjo ditë na rikujton se e drejta dhe e vërteta dhe jo fuqia mbi të dobtit janë pushteti i vërtetë.
Të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, në të cilën paraja e pasuria të shërbejnë, jo të udhëheqin.