Mblidhet Byroja e Kuvendit
- Postuar më, 21/12/2018
Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz
Ruçi, u mblodh Byroja e Kuvendit me këtë rend dite:
1.Shqyrtimin
e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore “përjashtim nga
punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë ”për
kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulëzim Basha
2. Shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit
Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore “për
përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në
10 ditë” të deputetëve të Partisë Demokratike z. Sali Berisha, z.Gent Strazimir
dhe z. Flamur Noka.
3-
Shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
për përjashtimin nga punimet e seancës plenare, të Kryeministrit të Shqipërisë
z. Edi Rama.
Pas diskutimeve, anëtarët e Byrosë së Kuvendit vendosën përjashtimin
nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione parlamentare me 10
ditë, duke filluar që nga data 22.12.2018, për deputetët z.Gent Strazimiri dhe z.Flamur
Noka dhe sygjeruan që për rastet e përsëritura
dhe herët e tjera të merret parasysh edhe Kodi i Sjelljes.
Gjithashtu, byroja vendoi t’i tërheqë vërejtje z. Sali Berisha
dhe z. Lulëzim Basha, ndërsa rrëzoi kërkesën
e Partisë Demokratike për Kryeministrin z.
Edi Rama.