Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi një vizitë pune në Muzeun Historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

  • Postuar më, 06/12/2018

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik  zhvilloi një vizitë pune në Muzeun Historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ku u shoqërua nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, z. Patriot Beqaraj,  dhe drejtori i Muzeut, z. Medi Hafizi, i cili fillimisht shoqëroi komisionin në pavionet e tij, duke dhënë shpjegimet përkatëse. Më pas u zhvillua një bisedë midis komisionit dhe stafit të Muzeut, ku u shtruan një sërë pyetjesh që kishin të bënin me  numrin e vizitorëve dhe ndikimin e tij në rritjen e të ardhurave, planifikimin e përdorimit të të ardhurave dytësore për nevojat e muzeut, mirëmbajtjen e tij, ligjin e ri të trashëgimisë, marrëdhëniet me pushtetin vendor, marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare dhe mundësitë e binjakëzimit me muze të vendeve të ndryshme, sfidat më të rëndësishme për vitin e ardhshëm etj.

Komisioni, më pas zhvilloi një vizitë pune edhe në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ku u shoqërua nga Albert Koni, përgjegjës sektori i Muzeut dhe Amfiteatrit, i cili shoqëroi deputetët në mjediset e pasura të Muzeut, kohë gjatë së cilës u bënë edhe një sërë pyetjesh ne lidhje me numrin e vizitorëve, të ardhurat etj.