Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, merr pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadori i Japonisëm, z. Makoto Ito

  • Postuar më, 05/12/2018

5 dhjetor 2018


Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadori Japonisë, z. Makoto Ito, në hotel "Plazza", me rastin e datëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë, Akihito. 

Në ceremoni ishin të pranishëm ministra, deputetë, drejtues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës, medias, shoqërisë civile, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.