Njoftim për seancën plenare të datës 8.11.2018

  • Postuar më, 07/11/2018

Njoftim

Për seancën plenare të datës 8.11.2018

 

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në Kalendarin e shqyrtimit të projektbuxhetit për vitin 2019 dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të, miratuar me vendim Kuvendi nr. 114, datë 1.11.2018, po vijon punën intensive në komisionet parlamentare për zhvillimin e seancave dëgjimore dhe shqyrtimin në parim të tyre.

Për këtë arsye, seanca plenare, parashikuar për t’u zhvilluar në datë 8.11.2018 do të shtyhet për javën e ardhshme.