Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, u takua me deputetë të Parlamentit të Republikës Çeke

  • Postuar më, 17/10/2018


 Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, priti një grup deputetësh të  parlamentit të Republikës Çeke, anëtarë të Komsionit të Bujqësisë, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri, të ftuar nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese.  Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, deputeti Edi Shalësi.


Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të gjithanshëm midis të dy vendeve, sidomos të bashkëpunimit parlamentar. Republika Çeke është një model i suksesshem i zhvillimit ekonomik, sidomos zhvillimit të bujqësisë, rritjes së mirëqenies dhe përshpejtimit të proceseve integruese. Shqipëria vlerëson qëndrimet e Çekisë si edhe të Grupit të Vishegradit në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin e Çekisë gjatë muajve në vijim, të oërgatitjeve për hapjen e negociatave të anëarësimit të Shqipërisë në BE, në qershor 2019.