Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti ambasadorin e Laosit, z. Phoukhao Phommavongsa

  • Postuar më, 12/10/2018

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti ambasadorin e Laosit, rezident në Vienë, z. Phoukhao Phommavongsa, me rastin e përfundimit të misionit të tij. 


Z. Ruçi vlerësoi ndjenjat miqësore që ushqejnë dy popujt tanë për njeri-tjetrin dhe vuri në dukje vullnetin politik të Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik, ekonomik e tregëtar dypalësh si edhe me vendet e tjera anëtare të ASEAN-it. 

Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e Laos-it për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023 si edhe e inkurajoi  Laosin të njohë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mund t’i shërbejë edhe emërimi në të ardhmen i konsujve të nderit në të dy vendet. 


Ambasadori Phommavongsa, në emër të parlamentit të vendit të tij, ftoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, për një vizitë zyrtare në Laos.