Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti ambasadorin e Kubës, z. Pedro Pablo San Jorge Rodriguez

  • Postuar më, 12/10/2018

 Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti ambasadorin e Kubës, rezident në Sofie, z. Pedro Pablo San Jorge Rodriguez, me rastin e përfundimit të misionit të tij. 

Ambasadori Rodriguez e informoi Kryetarin Ruçi mbi ndryshimet e fundit politike që po kryen Kuba, për rishikimin e Kushtetutës dhe të modelit të zhvillimit ekonomik, për të nxitur hapjen e vendit dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Aambasadori e informoi Kryetarin e Kuvendit edhe për përgatitjen prej qeverisë kubane të disa marrëveshjeve për bashkëpunim me Shqipërinë. 

Kryetari i Kuvendit vlerësoi ndryshimet dhe zhvillimet që po përgatiten nga qeveria kubane dhe vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe duhet të intensifikohen dhe kjo është në të mirë të të dy vendeve. 

Kryetari i Kuvendit kërkoi mbështetjen e Kubës për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Z. Ruçi kërkoi që Kuba të rikonsiderojë qëndrimin për njohjen e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. 

Ambasadori Rodriguez, në emër të parlamentit të Kubës, ftoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, për një vizitë zyrtare në Kubë.