Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi u takua me Ambasadoren e re të Shqipërisë në Bullgari, Znj. Donika Hoxha

  • Postuar më, 09/10/2018

Më 9 tetor 2018 Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi priti Ambasadoren e re të Shqipërisë në Bullgari, Znj. Donika Hoxha.

 

Kryetari i Kuvendit Ruçi e uroi Ambasadoren Hoxha për detyrën e re dhe konfirmoi vullnetin për rritjen e bashkëpunimit parlamentar midis të dy vendeve. “Bullgaria, vuri në dukje z. Ruçi, është për Shqipërinë një vend mik, anëtar i Bashkimit Europian dhe marrëdhëniet tona dypalëshe duhet të zgjerohen e forcohen.  Përveç bashkëpunimit në fushën politike, merr një rënëdsi të veçantë bashkëpunimi ekonomik e tregëtar midis të dy vendeve, i cili duhet të jetë një objektiv i rëndësishëm i diplomacisë ekonomike”.

 

Ambasadorja Hoxha premtoi se do të kontribojë në rritjen e forcimin e bashkëpunimit shqiptaro-bullgar në të gjitha fushat, duke i kushtuar përparësi përvojës bullgare në garantimin e një rritjeje ekonomike të lartë si edhe tërheqjen e investimeve të huaja. Bashkëpunimi politik, diplomacia parlamentare dhe diplomacia ekonomike do të jenë ndër përparësitë e punës së Ambasadës së Shqipërisë në Bullgari.