Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndet rekomandimin e Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën

  • Postuar më, 13/09/2018

13 shtator 


Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshëndeti sot pasdite rekomandimin e Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën. “Rekomandimi i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim i merituar, rezultat i përparimeve që ka bërë shtet i ri i Kosovës drejt përmbushjes së standarteve demokratike, sidomos në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës si edhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përfshirë të drejtat  e pakicave. Me këtë rast, në emër të Kuvendit të Shqipërisë u shpreh urimet e mia vëllezërve kosovarë, këtyre qytetarëve europianë. Ky hap i madh drejt lirisë së lëvizjes është një hap domethënës dhe i sigurt drejt qytetërimit perëndimor. Urojmë që rekomandimi i Parlamentit Europian të votohet nga Këshilli Europian”, përfundon urimi i Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.