Nënkomisioni për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas zhvilloi workshopin me temë “Monitorimi i Buxhetit nga pikëpamja gjinore. Roli i deputetëve”

  • Postuar më, 17/07/2018

17 Korrik 2018

 

Nënkomisioni për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas, në drejtimin e kryetares së nënkomisionit znj.Eglantina Gjermeni zhvilloi workshopin me temë “Monitorimin e Buxhetit nga pikëpamja gjinore. Roli i deputetëve”.


Pjesë e këtij workshopi ishin deputetë anëtarë të komisionit, zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj.Vasilika Hysi, si edhe z.Helmut Berger kryetar i Zyrës Parlamentare për buxhetin në Austri, znj.Ermira Lubani menaxhere Rajonale për Buxhetimin e Përgjithshëm Gjinor, UN Women, z.Gentian Opre drejtor i Analizës dhe programit buxhetor dhe të ftuar të tjerë.

Roli i deputetëvë për monitorimin e buxhetit nga pikëpamja gjinore ishte tema e tavolinës së punës të Nënkomisionit Parlamentar për Barazi Gjinore dhe Parandalimit të Dhunës ndaj Gruas, UN WOMEN Ministria Ekonomisë dhe Financës me mbështetjen e Austrian Development Cooperation.

Kryetarja e Nënkomisionit znj. Eglantina Gjermeni, shprehu në fjalën e saj, se buxhetimi gjinor është i rëndësishëm për tu vënë në zbatim dhe jo vetëm për tu diskutuar në parim. “Përvoja shqiptare dhe rajonale ka treguar që edhe ndryshime te vogla kanë goxha impakt në ndryshimin e situatës në jetën e grave edhe vajzave në Shqipëri. Fakti që buxhetimi gjinor ka filluar në Shqipëri ka disa hapa. Është një nga përvojat më të suksesshme në rajon, na bën edhe ne si deputet të mendojmë dhe të reflektojmë që gjithçka që është bërë është shumë mirë si mund ta mbështesim dhe si mund ta vijojmë atë më tej.”, u shpreh znj.Gjermeni.


Më pas, workshopi vazhdoi me prezantimin e z.Opre mbi buxhetimin e përgjithshëm gjinor në kuadrin e menaxhimit të financave publike, ku prezantoi para të pranishmëve rrugën e ndjekur për këtë buxhet.