Me rastin e festave të fundvitit, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias

  • Postuar më, 22/12/2021

Me rastin e festave të fundvitit, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias. Znj. Nikolla shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për kontributin e medias në transmetimin dhe transparencën e veprimtarive parlamentare, duke përballuar edhe vështirësitë e pandemisë, dhe u shpreh se Kuvendi do të vazhdojë të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut, qytetarëve dhe të medias në veprimtarinë e tij, duke i vlerësuar gazetarët dhe mediat si partnerë në shërbimin ndaj publikut dhe qytetarëve.


Share