Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, shtroi një pritje për Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë për Evropën

  • Postuar më, 25/11/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, shtroi sonte në Hotel Tirana International një pritje për Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë për Evropën. Në pritje morën pjesë anëtarë të delegacioneve pjesëmarrëse në sesionin e 33-të të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë për Evropën si edhe ambasadorë dhe përfaqësues te Trupit Diplomatik të vendeve anëtare. Në emër të Kryetares së Kuvendit, pjesëmarrësit i përshëndeti Nënkryetarja e Kuvendit dhe Kryetare e delegacionit të Kuvendit në APF, znj. Ermonela Felaj. Në këtë veprimtari përshëndetën gjithashtu deputetja Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Presidenti i  Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë për Evropën, z. Jean-Charles Luperto.



Share