Kryetarja e Komisionit të Integrimit znj.Jorida Tabaku takim me Ambasadoren e Suedisë në Shqipëri znj. Elsa Hastad

  • Postuar më, 24/11/2021

Ditën e sotme nënkryetarja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit znj. Jorida Tabaku, u takua me Ambasadoren e Suedisë në Shqipëri znj. Elsa Hastad. Diskutimi mes palëve u fokusua në procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen e BE. Një shqetësim në rritje për znj Tabaku ishte mungesa e vëmendjes që qeveria Rama ka pasur ndaj procesit të integrimit. Kryetarja e Komisionit të integrimi vuri në dijeni znj Ambasadore se ajo deri më tani ka parë një neglizhencë të qeverisë në fushën e integrimit sidomos në politikat e kësaj të fundit. Ajo vuri theksin në krijimin e tre agjencive që centralizojnë pushtetin e kryeministrit dhe e kthejnë kryeministrinë në një Kullë Kontrolli. Shqetësim për znj Tabaku ishte dhe fakti i emërimit të Ilir Beqjes në krye të Agjencisë së manaxhimit dhe kontrollit të donacioneve të BE dhe vendeve partnere. Një vëmendje shumë të madhe në takim pati edhe çështja e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Sipas znj Tabaku qeveria shqiptare ka neglizhuar me vetëdije dëmin në mjedis dhe faunë që ky projekt do të sjellë. Ambasadorja Hastad shprehu kënaqësinë për takimin me kryetaren e komisionit të integrimit dhe premtoi se do të ketë një vëmendje gjithnjë e më të madhe nga ana e saj për çështjet e trajtuara në takimin mes tyre. Në takim u fol edhe më tej për bashkëpunimin mes komisionit të Integrimit dhe Ambasadës së Suedisë në Shqipëri në çështje themolore si të drejtat e njeriut, ambientit dhe centralizimit të pushtetit.


Share