Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, u takua me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, z.Wolfgang Sobotka: Mirënjohje Austrisë, për mbështetjen e fuqishme për çeljen e negociatave

  • Postuar më, 23/10/2021


Gjatë qëndrimit në Athinë, në kuadrin e Konferencës Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, u takua me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, z.Wolfgang Sobotka.

Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy parlamenteve si edhe kontributin e diplomacisë parlamentare në nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve. 

Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Sobotka shprehën vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Austrisë  për të thelluar bashkëpunimin në nxitjen e kontributit parlamentar për konsolidimin e institucioneve demokratike, nxitjen e pjesëmarrjes politike të rinisë, modernizimin e shërbimeve parlamentare dhe aspekte të tjera. Znj. Nikolla e falenderoi Presidentin Sobotka për kontributin dhe mbështetjen e Austrisë për procesin e çeljes së negociatave. Z. Sobotka shprehu angazhimin se Qeveria dhe Parlamenti i Austrisë, si edhe ai personalisht, do të vazhdojnë të mbështesin rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si edhe mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri brenda vitit 2021.


Share