Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli priti europarlamentarin spanjoll z. Javier Nart

  • Postuar më, 21/10/2021

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli priti në selinë e Kuvendit  z. Javier Nart, anëtar i Parlamentit Evropian (PE), përfaqësues i grupit politik Renew, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE (AFET), si dhe anëtar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes (SEDE).

Gjatë takimit znj. Kodheli dhe europarlamentari spanjoll Nart shkëmbyen mendime mbi situatën politike në Europë dhe në rajonin e Ballkanit, si dhe mbi rëndësinë e integrimit të tij euro-atlantik si për vendet e rajonit ashtu edhe për sigurinë europiane në tërësi. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet politike, ekonomike e sociale në vend dhe hapat e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Z. Javer Nart shprehu mbeshtetjen e tij të plotë për këtë proces e veçanërisht për hapjen sa më parë të negociatave  Shqipëri - BE.  


Share