Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në Athinë

  • Postuar më, 21/10/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila zhvillohet në Athinë, në datat 21 dhe 22 tetor.

Konferenca do të trajtojë tema të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen e Evropës dhe më gjerë: mbijetesa e demokracisë përballë pandemisë së Covid-19, kontributi i parlamenteve për zhvillimin e qëndrueshëm dhe e ardhmja e përbashkët e qytetarëve evropianë.

Gjatë ditëve të Konferencës, znj. Lindita Nikolla, do të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe me kryeparlamentarë pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishme.



Share