Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndetje me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor: Do të bëjmë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes

  • Postuar më, 27/09/2021

 

Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor.

“Të dashur nxënëse e nxënës,

Të dashur mësuese e mësues,

Të dashur prindër,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor!

Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit.

Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.

Beteja për dijen është më e bukura e jetës.

Suksese dhe një vit të mbarë!“, - shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla.


Share