Kuvendi mblidhet në seancë plenare

  • Postuar më, 23/09/2021

23 shtator 2021

Kuvendi, në drejtimin e Kryetares, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi sot seancën plenare të radhës. Me propozim nga deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe me dakordësi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, seanca nisi punimet me një minutë heshtje në nderim dhe kujtim të minatorëve që kanë humbur jetën në minierat e vendit. Pasi Kryetarja e Kuvendit, znj. Nikolla, njoftoi shtyrjen e votimit për miratimin e procesverbalit të seancës së datës 16 shtator, si edhe njoftoi 5 projektligjet dhe aktet normative si edhe 3 dekretet e Presidentit të Republikës të sjella në Kuvend, seanca vijoi punimet sipas rendit të ditës.

Sipas dakordësisë së gjetur në mbledhjen e Kryetarëve, seanca miratoi projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” dhe projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Gjithashtu, seanca miratoi edhe draft-programin e punës së Kuvendit për periudhën 27 shtator 2021 - 5 nëntor 2021, si edhe draft-kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 shtator 2021 - 15 tetor 2021. 


Share