Takim i Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli me Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Sh.T. Z. Murat Ahmet Yörük.

  • Postuar më, 21/09/2021

 21 shtator 2021

Sot, më 21 shtator 2021, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli priti në selinë e Kuvendit të Shqipërisë Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z.  Murat Ahmet Yörük.

Ambasadori Yörük e uroi znj. Kodheli për riemërimin në detyrën e larte të Kryetares se Komisionit për Politikën e Jashtme dhe duke vlerësuar kontributin e saj në promovimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, shprehu kënaqësinëe gatishmërinë për të vazhduar e forcuar marrëdhëniet e ngushta midis tyre.

Më tej Ambasadori turk dhe Kryetarja Kodheli biseduan lidhur me rrugët që duhen ndjekur dhe punën që duhet bërë për promovimin dhe intensifikimin mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, me synimin për ta ngritur atë në nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike që ekzistojnë midis Turqisë dhe Shqipërisë, si dy partnere strategjike.


Share