Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj, përshëndet në ceremoninë e organizuar me rastin e 79-vjetorit të Konferencës së Pezës.

  • Postuar më, 16/09/2021

Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës, me rastin e 79-vjetorit të Konferencës së Pezës. Znj. Felaj mbajti një fjalë përshëndetëse në nderim të Konferencës së Pezës dhe kontributit të saj bashkimin e shqiptarëve në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë si edhe vendosi  një kurorë në varrezat e dëshmorëve të Pezës, në emër të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.



Share