Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me kandidatët për vendin vakant të Kryetarit të KDRTSH
- Postuar më, 23/02/2021

23 shkurt 2021
Në drejtimin e kryetarit z. Ramazan Gjuzi, Komisioni
për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e radhës fillimisht
zhvilloi seancë dëgjimore on-line me kandidatët
e paraqitur për vendin vakant të Kryetarit të Këshillit Drejtues të
Radio Televizionit Shqiptar.
Kandidatët e paraqitur: Klevis Bejkolli, Gëzim
Podgorica, Gasper Marku, Nadia Rusi Peto, Ksenofon Kristafi, Leka Bungo bënë
një prezantim të shkurtër të eksperiencave të tyre, paraqitën platformën, vizionin
për organizimin dhe përmirësimin e rolit dhe funksionit të KDRTSH-së, si dhe iu
përgjigjën pyetjeve të ndryshme të anëtarëve të komisionit.
Pas dëgjesave, shqyrtimi dhe vendimi për përzgjedhjen e kandidaturave
do të bëhet në një nga mbledhjet e radhës së komisionit. Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua sërish
përmes platformës virtuale të komunikimit “Cisco Webex”.