Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentaren lituaneze, Cmilyte-Nielsen për festën e pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen për çeljen e negociatave dhe Kosovën
- Postuar më, 19/02/2021

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetares
së Seimas të Lituanisë, znj. Viktorija Cmilyte-Nielsen.
“Me
rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Lituanisë, në emër të
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal, Ju shpreh urimet e
mia më të përzemërta.
Shpallja
e Aktit të Pavarësisë së Lituanisë ishte një ngjarje e rëndësishme për të
ardhmen e popullit lituanez.
Marrëdhëniet
mes dy vendeve tona, si dy shtete anëtare të NATO-s, janë shumë të mira dhe nga
të dy palët po tregohet vullnet për
forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Shqipëria i është mirënjohëse Lituanisë për qëndrimin
e vendosur në mbështetje të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Vizita në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Linas Linkevicius, më
04-05 mars 2020, ishte një kontribut i rëndësishëm në vendimin e Këshillit
Europian për hapjen e negociatave më Shqipërinë.
Shqipëria është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen
prej Lituanisë të Kosovës dhe rritjes së pranisë së saj në marrëdhëniet dhe
organizatat ndërkombëtare.”, shkrtuan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,