Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi vizitë monitoruese pranë qendrës së vaksinimit kundër COVID-19

  • Postuar më, 26/01/2021

26 janar 2021

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi sot një vizitë monitoruese pranë qendës së vaksinimit kundër COVID-19, të ngritur pranë ambienteve të stadiumit “Air Albania”. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Eugena Tomini, zëvendësministre, znj. Merita Xhafaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mirela Cami, Drejtore e Operatorit Shëndetësor.

Gjatë vizitës, deputetët monitoruan nga afër  kushtet për ruajtjen e vaksinave dhe kryerjen e procesit të  vaksinimit. Gjithashtu përfaqësuesit e ministrisë dhanë sqarime për anëtarët e komisionit lidhur me procedurave që ndiqen për marrjen e vaksinës.  Vizita monitoruese konsistoi edhe në një vëzhgim nga afër të të gjitha ambienteve ku kryhet procesi i e regjistrimit, vaksinimit dhe ambienteve pushuese pas procesit të vaksinimit. 



Share