Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton projektligjin “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”

  • Postuar më, 26/01/2021

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, nën drejtimin e kryetares znj. Ermonela Felaj në mbledhjen e sotme vijoi  diskutimin nen për nen të projektligjit  ‘Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”. Më herët, në sesionin e kaluar, komisioni pati diskutuar për një kohë relativisht të gjatë, projektin në fjalë dhe pati miratuar shumicën e neneve të tij, ndërkohë që për një grup nenesh, për të cilat pati vërejtje dhe sugjerime edhe nga përfaqësuesit e delegacioni të BE në Shqipëri, komisioni pati vendosur që  të rishikoheshin nga grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të BE dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme në cilësinë e propozueses së projektit në fjalë. Në vijim të diskutimit të këtyre neneve, i ftuar në mbledhjen e sotme në komision ishte z. Juljan Hodaj zëvendësministër në Ministrinë e Brendshme, z. Sokol Sheti, drejtor i Drejtorisë së Azilit si dhe z. Aurelian Juliard, Përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. 

Pas diskutimit dhe miratimit të këtyre neneve, anëtarët miratuan në tërësi projektligjin “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”. 

Mbledhja u zhvillua nëpërmjet platformës CISCO WEBEX


Share