Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2021

  • Postuar më, 25/01/2021

25 janar 2021

Në drejtimin e kryetarit z. Ramazan Gjuzi, u zhvillua mbledhja e parë për vitin 2021 e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Pas miratimit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme, u vijua me diskutimin e projekt-kalendarit të punës së Komisionit.  Pas diskutimeve u dakordësuan që të planifikohet një dëgjesë më ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Evis Kushi për të raportuar lidhur me ecurinë e procesit të rindërtimit të objekteve mësimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar.

Në vijim të masave mbrojtëse anti-Covid, mbledhja e komisionit u zhvillua nëpërmjet platformës virtuale të komunikimit “Cisco Webex”.


Share