Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 18 janar - 26 shkurt dhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 18 janar - 5 shkurt 2021

  • Postuar më, 13/01/2021

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua  sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, pasi uroi për një sesion parlamentar të suksesshëm, njoftoi se hapja e sesionit të VIII të legjislaturës së IX, do të bëhet ditën e hënë, datë 18 janar 2021, në orën 17:00. 

Konferenca miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 18 janar - 26 shkurt 2021, kalendarin trejavor të punimeve  për periudhën 18 janar - 5 shkurt 2021, si dhe kalendarin e paraqitjes në Kuvend të raporteve të organeve kushtetuese dhe atyre të ngritura me ligj për veprimtarinë e tyre për vitin 2020.  Në mbledhje u vendos zhvillimi i seancave plenare në datat 28 shtator dhe 4 shkurt 2021. 

Në mbledhje u diskutua edhe për ndalesat në Kodin Zgjedhor dhe vendosi që të zbatohet legjislacioni përkatës.

Gjatë këtij sesioni mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online dhe seancat plenare do të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të platformës së komunikimit elektronik “Cisco Webex”.


Share