Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin portugez Rodrigues për Presidencën e BE-së: Tryeza e Parë Ndërqeveritare, gjatë Presidencës portugeze
- Postuar më, 05/01/2021

5 janar 2021
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar
një letër Kryetarit të Asamblesë së Portugalisë, z. Eduardo Ferro
Rodrigues, në të cilën e uron për marrjen e Presidencës së
BE-së
“Me
rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga
Portugalia, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si edhe në emrin
tim personal Ju uroj një lidership të sukseshëm e rezultativ.
Bashkimi
Europian, Europa dhe bota mbarë ndodhet sot në një fazë të rëndësishme të përballimit
të pandemisë së Covid-19. Dalja nga pandemia dhe shërimi i pasojave të saj është
shpallur më të drejtë si prioritet i Presidencës së Portugalisë. Ne kemi besim
se kjo do të arrihet nëpërmjet tranzicionit të kujdesshëm klimaterik dhe
digjital dhe fuqizimit të kolonave të një Europe sociale e solidare, të hapur
ndaj botës si edhe ndaj vendeve e rajoneve që aspirojnë t’i bashkohen familjes
europiane.
Shqipëria
ndodhet në një fazë të rëndësishme të integrimit europian. Vendimi i marrë nga
Këshilli i Bashkimit Europian në mars 2020 për hapjen e negociatave për
anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar në
përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit, është një
inkurajim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve të procesit
të integrimit. Gjatë vitit që sapo u mbyll ne arritëm suksese të rëndësishme
drejt plotësimit të rekomandimeve të Këshillit Europian, si përfundimi i
reformës zgjedhore, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese etj. Organet e
reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë janë tashmë funksionale dhe
plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë është në proces. Ne kemi besim se,
duke u nisur nga këto arritje madhore, Tryeza e Parë Ndërqeveritare do të
mbahet sa më shpejt gjatë Presidencës së Portugalisë.”, shkruan në letrën e tij
Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.