Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron kryeparlamentarin sloven, Zorcic, për Ditën e Pavarësisë: Sllovenia, partnere në NATO, avokate e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor

  • Postuar më, 26/12/2020

26 dhjetor 2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, z. Igor Zorcic, me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit.

Me rastin e 30 vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit të Republikës së Sllovenisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal Ju shpreh urimet më të përzemërta.

Shpallja e pavarësisë së Republikës së Sllovenisë nëpërmjet referendumit të 26 dhjetorit 1990 ishte një fitore e madhe e popullit slloven dhe hapi rrugën për përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit politik, ekonomik e shoqëror si edhe për rritjen e mirëqenies së popullit slloven.

Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, Sllovenia ka shënuar arritje të pakrahasueshme në rrugën e saj drejt demokracisë, zhvillimit, prosperitetit dhe prestigjit ndërkombëtar. Sllovenia është sot një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe me një ndikim të dukshëm në zhvillimet rajonale, europiane e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sllovenia është një vend mik e partner i Shqipërisë, e cila ka  mbështetur anëtarësimin e vendit tonë  NATO dhe ka qenë e mbetet një avokate e integrimit europian të Shqipërisë dhe zgjerimit  BE-së me vendet e Ballkanit PerëndimorMbështetja e Sllovenisë ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Vendimi i Këshillit të  Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë, i bazuar  në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është rezultat edhe i mbështetjes së Sllovenisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share