Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 29 Nëntorit, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

  • Postuar më, 29/11/2020

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 29 Nëntorit, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosjen e kurorave në Monumentin “Nëna Shqipëri”. Në ceremoni morën pjesë  Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Kryeministri, z.Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj.


Share