Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri: Katari avancon drejt valëve të demokratizimit

  • Postuar më, 25/11/2020

Ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri e njoftoi Kryetarin e Kuvendit se se Emiri i Katarit ka vendosur zhvillimin për herë të parë të zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë të vitit 2021.

Gjithashtu, Ambasadori bëri të njohur edhe legjislacionin e ri të Shtetit të Katarit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe pranimin e punëtorëve të huaj në Katar.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i vlerësoi këto njoftime si lajme të gëzuara që vijnë nga Katari dhe një hap të rëndësishëm në avancimin e Shtetit të Katarit drejt valëve të demokratizimit, zgjerimit të lirive politike dhe të të drejtave të njeriut. Ky avancim është rezultat i vullnetit të drejtpërdrejtë të Vullnetit të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit si edhe të rritjes së mirëqenies.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,  dhe Ambasadori Al-Marri biseduan edhe për zgjerimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis të dy vendeve, rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe bashkëpunimin për luftën kundër korrupsionit

 


Share