Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për prokurimin publik”

  • Postuar më, 20/11/2020

20 nëntor 2020

Komisioni për Integrimin Europian, në drejtimin e kryetares znj.  Rudina Hajdari dhe në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për prokurimin publik”. Të ftuar për të dhënë sqarime rreth projektligjit ishin: znj. Reida Kashta, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, si dhe znj. Xhoana Ristani, Përgjegjëse e Sektorit të Integrimit po në këtë institucion. 

Në seancën e kaluar znj. Kashta bëri një përmbledhje të detajuar të këtij projektligji, të ndryshimeve dhe risive, duke theksuar se nisma është në përputhje me direktivat e Komisionit Europian. 

Mbledhja e sotme vijoi me pyetjet e anëtarëve të komisionit drejtuar të ftuarëve. Në përfundim të diskutimeve komisioni miratoi në tërësi projektligjin.

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës virtuale “Cisco Webex”.


Share