Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përshëndet fëmijët e Shqipërisë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve: Kujdes të veçantë për fëmijët gjatë pandemisë

  • Postuar më, 20/11/2020

Me rastin e   20 nëntorit, Ditës Botërore të Fëmijëve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u është drejtuar me  një mesazh përshëndetës fëmijëve shqiptarë.

“Me rastin e 20 nëntorit, Ditës Botërore të Fëmijëve, shpreh dashurinë, vëmendjen dhe impenjimin tim për 500 mijë fëmijët e Shqipërisë dhe prindët e familjet e tyre,

Këtëvit, fëmijët shqiptarë, ashtu si edhe 2.3 miliard vërsnikët e tyre në të gjithë botën, e kremtojnë Ditën Botërore të Fëmijëve në kushtet  e privacioneve, sakrificave dhe ankthit që ka shkaktuar pandemia e Covid-19. Urojmë e shpresojmë që bota tëçlirohet sa më shpejt nga ky rrezik planetar, popujt t’i kthehen jetës normale dhe fëmijët librave, lojrave e argëtimeve, prej të cilave janë privuar prej rreth  një viti.

Sot është një ditëreflektimi dhe angazhimi për të investuar më shumë për fëmijët sepse kështu investojmë për të ardhmen.

Sot është dita të nxisim e promovojmë të qenit bashkarisht për të mirëne fëmijëve tanë.

Është dita e ndërgjegjësimit për të krijuar mundësitë që të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejtat e tyre që u takojnë nga Konventa e të Drejtave të Fëmijës, adoptuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 31 vjet më parë, më 20 nëntor 1989,  dhe ligjet e shtetit shqiptar.

Është dita të mendojmë për përmiërsimin e ligjeve, politikave dhe institucioneve tona, për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve.

Të gjithëve na dhemb kur shohim fëmijët që detyrohen të punojnë për të jetuar, që përjetojnë apo vuajnë pasojat e abuzimit dhe të dhunës nëfamilje apo jashtë saj.Prandaj sot është dita që të gjithë të  ngremëzërin, të hartojmë ligje dhe të marrim vendime për të ndaluar abuzimin, dhunën dhe format e këqia të punës së fëmijëve.

Të gjithëve na dhemb kur shohim fëmijë që braktisin shkollën. Asnjë arsye nuk e përligj këtë braktisje. Prandaj sot është dita që të gjithë, ligjvënësit, qeveria, shkollat dhe familjet, të marrim masat që të kthejmë në shkollë rreth1500  fëmijët që braktisin çdo vit arsimin e detyrueshëm, dukuri që pandemia po e përkeqëson.

Detyrën si Kryetar i Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” e konsideroj si një ndër përgjegjësitë e mia më të larta dhe më fisnike në shërbim të vendit dhe të fëmijëve shqiptarë. Gjatë viteve të fundit, ky Grup ka inicuar nisma të rëndësishme për hartimin e akteve ligjore e nënligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e jetës së fëmijëve shqiptarë, sidomos për mbrojtjen e shëndetit të tyre fizik, mendor e social nga pandemia Covid-19.”, shkruan në mesazhin e tij përshëndetës Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

 

 


Share