Vjosa Osmani, pozitive me Covid, Ruçi: shërim të shpejtë

  • Postuar më, 17/11/2020

Pas  njoftimit të Presidentes në detyrë, Kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila ka rezultuar pozitive me Covid-19,  ka reaguar Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi. Në një letër drejtuar znj. Osmani, Kryetari i Kuvendit shkruan:

“E dashur Vjosa,

Mësova lajmin se sot keni rezultuar pozitive me Covid-19. Ju uroj ta kaloni sa më shpejt dhe sa më lehtë këtë sëmundje, e cila prej gati një viti po rrezikon jetët njerëzore në mbarë botën.

Prekja nga Covid-19 ndodhi pikërisht një ditë para vizitës Tuaj të planifikuar në Tiranë.

Duke përsëritur dëshirën time për një shërim të shpejtë, uroj më të mirën për Ju, familjen tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet pranë dhe në mbështetje të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.


Share