Aleanca e Grave Deputete dhe YWCA Albania, organizuan një fushatë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

  • Postuar më, 22/10/2020

Aleanca e Grave Deputete  kujdesin e znj. Elona Gjebrea bashkë me YWCA Albania,  organizuan ditën e sotme një aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë u solidarizuan duke blerë maska dhe çanta të YWCA, për të kontribuar në këtë nismë ndaj grave që përballen me kancerin e gjirit.

Të ardhurat e grumbulluara nga kjo nismë do t’i shërbejnë YWCA-së për vazhdimësinë e këshillimit psikologjik online falas për gratë me kancer në gji.

YWCA Albania është e angazhuar prej 12 vitesh në çështje të rëndësishme për gratë dhe vajzat për ndërgjegjësimin, parandalimin, kujdesin ndaj vetes si dhe mbështetjen gjatë përballjes me kancerin e gjirit. 


Share